​Netanyahu: Zhvillimet e fundit Izrael-Kosovë, fillimi i një epoke të re


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar me një letër popullit të Kosovës me rastin e Vitit të Ri Hebraik.

Ai ka thënë se ia zgjatë dorën e miqësisë popullit të Kosovës dhe se zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jenë fillim i një epoke të re.

“Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër”, thuhet në letrën e kryeministrit izraelit.




Source link

LEXO EDHE:

Back to top button