​Numërohen 81.16% e votave: Vetëvendosje merr mbi 300 mijë vota – Alsat

Lëvizja Vetëvendosje ka rritur bindshëm numrin e votave të fituara në krahasim me zgjedhjet e tetorit.

Nga 81.16 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.94 për qind ose 305.167 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 85.059 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.46 për qind ose 47.513 votues, Nisma Socialdemokrate 2.80 për qind ose 17.830.

The post ​Numërohen 81.16% e votave: Vetëvendosje merr mbi 300 mijë vota appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button