​Thaçi: Njohja reciproke Kosovë-Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin se njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së.

Në një adresim për media, i pari i shtetit kosovar tha se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur për normalizim ekonomik me Serbinë në Uashington, duke thënë se kjo do të pasohet edhe me njohjen mes dy vendeve.

“Unë besoj se nëse normaliteti ekonomik është arritur në Uashington edhe njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së”, ka thënë ai pas eventit të organizuar me rastin e shënimit të Vitit të ri Hebraik.

Në këtë event të pranishmëve përmes një letre u është drejtuar edhe kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, por aty nuk është përmendur njohja e Kosovës.

E presidenti Thaçi tha se secili shtet i ka specifikat e veta për çështje procedurale që do të implementohen në të ardhmen e afërt në kuptimin edhe të zyrtarizimit me letra.




Source link

LEXO EDHE:

Back to top button