10 viktima e 477 raste të reja me Kovid në vend – Alsat

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 543 testime për Kovid dhe prej tyre 477 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 404 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë diagnostikuar 87 590 persona me virusin korona, ndërsa prej tyre 68 695 e kanë fituar betejën, kurse 2 657 kanë humbur jetën. Aktualisht numri i të sëmurëve me Kovid në vendin tonë është 16 238.

The post 10 viktima e 477 raste të reja me Kovid në vend appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button