15 viktima dhe 1.143 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri – Alsat

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 viktima dhe 1.143 raste pozitive me  COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 88.671 dhe numri i të vdekurve në 1.503.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 53.616 dhe aktualisht në spitale po trajtohen qindra pacientë.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 4.083 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 398.325 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Kujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve miratoi masa të reja kundër pandemisë COVID-19 në Shqipëri për shkak të trendit rritës të rasteve me koronavirus, si ndalimin e qarkullimit të lëvizjes për qytetarët dhe ndalimin e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00 deri në ora 6:00 në periudhën 11-25 shkurt.

Shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e mësimit online në disa qytete, ndërkohë, sezoni i provimeve për universitetet do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor.

The post 15 viktima dhe 1.143 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button