300 000 raste në një ditë të vetme me Covid-19 në SHBA – Alsat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan më shumë se 300 000 raste koronavirusi në një ditë të vetme për herë të parë, sipas sipas vlerësimeve të Johns Hopkins (RKI).

”SHBA kanë raportuar një rekord të 310 000 rasteve, 131 889 shtrimeve në spital dhe 3 777 vdekjeve nga Covid-19”, theksuan autoritetet sanitare.

Mesatarja shtatë-ditore e vendit për rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet janë gjithashtu në nivele rekord, sipas gjurmuesve epidemikë.

Një ditë më parë, SHBA kaluan një tjetër moment historik tragjik, duke raportuar për më shumë se 4 000 vdekje nga koronvirusi për herë të parë.

SHBA ka numrin më të lartë të regjistruar të rasteve totale në botë.

Të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se SHBA kanë regjistruar afërsisht 21,8 milionë raste të infeksionit që nga fillimi i pandemisë.

The post 300 000 raste në një ditë të vetme me Covid-19 në SHBA appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button