“5 Letters” nga Krusheva humbi lejen për kanabisin, prodhoi mbi kufirin e lejuar – Alsat

Mbyllet kompania më e madhe në vend për përpunimin e kanabisit mjekësor “5 LETTERS” nga Krusheva. Pas aksionit të fundit policorë, Komisioni për monitorim, dhënien dhe konfiskimin e licencave pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka konstatuar se shkeljet e subjektit krijojnë bazë për marrjen e licencës. Nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se hetimi është duke vazhduar paralelisht me Ministrinë e Brendshme.

Vendimi për ndërprerjen e licencës për përpunimin e kanabisit është marrë mbi bazën e mos respektimit të njërit nga kushtet e domosdoshme për të cilat ka fituar licencën për përpunimin e kanabisit – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryeministrit Zoran Zaev deklaroi se mbyllja “5 LETTERS” nuk është e përhershme. Kompania mund të aplikojë për kthimin e licencës pas pastrimit të dosjes penale dhe plotësimit të kushteve. Sipas Zaev “5 LETTERS” ishte gjigant në industrinë e kanabisit mjekësor dhe mbyllja e përkohshme paraqet dëm të konsiderueshëm për ekonominë e vendit.

5 LETTERS është njëri ndër investimet më të mëdha në vend në përpunimin e kanabisit mjekësor. Më vjen keq për atë që është gjetur gjatë kontrollit. Besoj se procedurat do t’i qartësojnë arsyet. Apelojmë që të respektohen kriteret, pavarësisht se a bëhet fjalë për investim vendor ose të huaj, investim i madh ose i vogël -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Në fund të muajit janar policia bastisi kompaninë “5 LETTERS” mbi bazën e informacioneve se janë mbjellë rrënjë kanabisi në kundërshtim me periudhat e përcaktuara ligjore. Si pasojë e kontrollit, policia konfiskoi 18.301 rrënjë kanabis në faza të ndryshme vegjetacioni, të pa evidentuar dhe pa dokumentacionin nevojshëm. Deri tani Qeveria ka dhënë 61 licenca. Për momentin rreth 20 kompani presin licencës për fillimin me punë, ndërsa dhjetëra të tjera janë në ndërtim e sipër. Ligji për lëndët narkotike dhe substancat psihotrope ka ngecur në procedurë parlamentare nga tetori i vitit kaluar. Opozita kundërshton propozimin me arsyetimin se përcaktimi i tyre programor është kundër legalizimit të kanabisit. Kompania “5 LETTERS” erdhi si investim i huaj në vitin 2017, ndërsa më pas u shtri me filialet e saj kryesisht në rajonin Pellagonisë.

Adrian Kerimi

 

The post “5 Letters” nga Krusheva humbi lejen për kanabisin, prodhoi mbi kufirin e lejuar appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button