Afrim Gashi nga Dibra: Bashkë me ne në këto zgjedhje është edhe Albin Kurti dhe Vetëvendosje

“Sot nga Prishtina ju kemi sjellur një sihariq. Bashkë me ne më 15 korrik do të jetë edhe Albin Kurti dhe Vetëvendosje. 6-të tetori i Kosovës do të jetë 15 korriku në Maqedoninë e Veriut”. Kështu u shpreh sonte para dibranëve, Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa realizuan tubimin madhështor në qytetin e Dibrës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë dhe oferta zgjedhore “Shtet për të gjithë”.

“Nëse votën tuaj nuk e arsyetojmë për një vit, atëherë në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm na dënoni, por kësaj radhe na votoni dhe na jepni mundësinë”, u shpreh mes tjerash Gashi.

Afrim Gashi bëri apel që dibranët, ashtu siç janë të civilizuar e kulturuar, ta çojnë deri në fund këtë betejë dhe më 15 korrik, bashkë me qytetet tjera ta sjellin ndryshimin e shumëpritur. Ai kërkoi nga dibranët që edhe ta ruajnë shëndetin, të respektojnë masat që ditën e zgjedhjeve të festojnë të shëndetshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button