Agjenda e ngjeshur e Kuvendit përplot ligje me procedurë të shkurtër bie ndesh me rekomandimet e BE-së – Alsat

Agjenda e ngjeshur e Kuvendit përplot ligje me procedurë të shkurtër është shndërruar tashmë në praktikë, por bie ndesh me frymën e dialogut Zhan Mone dhe me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Kjo vërejtje ndaj ligjvënësit përsëritet në të gjitha raportet për vendin, përfshirë edhe atë të fundit nga Parlamenti Evropian. Shembulli i fundit është me seancën 29, në të cilën nga 32 nisma për ligje të reja ose ndryshime ligjore, të paktën 15 janë me procedurë të shkurtuar ose me yll të Bashkimit Evropian, që poashtu nënkupton kufizim të afatit për debat. (insert-agjenda e Kuvendit)

Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut
“Theksojmë nevojën për zhvillimin e ligjvënies, duke minimizuar përdorimin e procedurave të shpejta dhe duke siguruar konsultime të mjaftueshme dhe vlerësim të ndikimit; kujtojmë nevojën për përmirësimin e praktikave parlamentare për procedura me konsensus.”

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtër është në dëm të demokracisë së vendit, alarmojnë ekspertët, duke i bërë thirrje pushtetit të heq dorë nga ky ves i keq. Sipas Troshanovskit nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” me procedurë të shpejtë sillen ligje jocilësore e që nuk korrespondojnë  me realitetin dhe janë në favor vetëm të ndonjë biznesi privat.


“Kjo praktikë patjetër të ndalet, sepse më shumë dëmtohet shteti ynë. Sillen ligje, për të cilat nuk ka debat publik, nuk bëhen vlerësime mbi ndikimin në rregullativën ligjore dhe cilat janë implikimet financiare që shkaktojnë ato ligje. Kjo na shpie në situatën kur vitin e ardhshëm sërish diçka duhet të ndryshojë, sërish duhet të miratohen ligje të reja dhe në një farë mënyre e gjitha jeta bëhet e paparashikueshme për qytetarët, sektorin ekonomik dhe gjithë sektorët tjerë-deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” (3:26-4:07)

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Dimitrov i arsyeton procedurat e shkurtuara të miratimit të ligjeve, me përpjekjet për të shmangur bllokimet nga ana e opozitës. Sipas tij, evropianizimi rrezikohet pikërisht nga destruktiviteti i opozitës.

Sekretariati për Çështje Evropiane
“Ligjet e dorëzuara me yllin evropian janë në rregull dhe u përmbahen parametrave të nevojshme për etiketimin e tyre si evropiane. Shkaku i periudhës së gjatë të jofunksionalitetit të Kuvendit, por edhe të rrjedhës së dinamikës, Qeveria i shfrytëzon të gjitha mekanizmat në dispozicion që t’i mbrojë para së gjithash interesat e qytetarëve.”

Edhe opozita vazhdimisht ankohet se me procedura të shkurtuara i mohohet e drejta e debatit thelbësor mbi ligjet që miratohen.

Anesa SAlihu

 

 

The post Agjenda e ngjeshur e Kuvendit përplot ligje me procedurë të shkurtër bie ndesh me rekomandimet e BE-së appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button