AKR pjesë e listës së LDK-së? – Alsat

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka lënë të nënkuptohet se mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re nuk do të ketë koalicion, por do të garojnë me një listë të përbashkët me LDK-në.

Dhjetë kandidatë të partisë së Pacollit do të bëhen pjesë e listës së partisë së Mustafës me të cilën do t’i ofrohen votuesit kosovar më 14 shkurt.

Zyberaj në një intervistë për Euronews Albania tha se ende nuk është definitive numri i kandidatëve që do të bëhen pjesë e listës së LDK-së, por gjithçka pritet të finalizohet gjatë orëve në vijim.

“Do të jetë deri në 10 (kandidatë për deputetë), por nuk është definitive se kemi kohë deri në 5 ditë për të dorëzuar listat për kandidat për deputetë”, pohoi ai.

Zyberaj theksoi se sot pasdite do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes LDK-AKR.

“Në fakt negociatat me LDK-në për të shkuar bashkë në zgjedhje janë në përfundim e sipër. Unë besoj që sot mund të ketë zyrtarizim të bashkëpunimit, për formën dhe modalitetin sesi do të ndodhë kjo. Besoj se do të bëhet publike në orët e pasdites”, u shpreh ai.

Për kandidaturën e Pacollit për president, ai tregoi se deri më tani nuk është bërë asnjë diskutim me LDK-në.

“Nuk është diskutuar ajo. Çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë problem i një subjekti politik, por i të gjithë subjekteve politike”, përfundoi ai.

The post AKR pjesë e listës së LDK-së? appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button