„ALKALOID“ JEP DONACION PREJ 200,000 EURO PËR LUFTËN KUNDËR KORONAVIRUSIT DHE I LIRON ÇMIMET PËR 158 PRODUKTE TË TYRE

Alkaloid SH.A Shkup“ dhuron 12.300.000 denarë (200.000 euro) në llogarinë e donatorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, e hapur për t’u marrë me krizën shëndetësore në mes të pandemisë koronavirus.

Në të njëjtën kohë, kompania ka vendosur të ulë çmimet për 158 produkte të saj, duke përfshirë markat farmaceutike „Analgin“, „Kafetin“, „Prokulin“, „Betadine“, „Acerola“, „Blokmaks“ dhe „Bronles“, pastaj ilaçe për uljen e temperaturës së trupit, ilaçe të caktuara ndihmëse, vitamina të ndryshme dhe shtesa ushqimore, mjete për pastrim nga kolekcioni „Gloss“, të gjithë dezinfektuesit, antiseptikët, agjentët antibakterialë dhe produkte të tjera të ngjashme.

“Prej dy javësh Alkaloid SH.A Shkup funksionon në kushte jashtëzakonisht të turbulente. Ne përpiqemi të sigurojmë stoqe të produkteve që nuk janë shërbim i ynë kryesor, por aktualisht janë thelbësore për të gjithë. Ne përballemi me sfida të mëdha logjistike në kushte të kufijve të mbyllur dhe materialeve të papërpunuara, të bllokuara dhe shtrenjtuara. Duke filluar nga sot, ne gjithashtu do të duhet të adaptojmë punën në ndrrime, në përputhje me terminet e lejuara për lëvizje, duke pasur parasysh që shumë nga punonjësit tanë vijnë në punë nga zona që gravitojnë drejt Shkupit”, thanë nga kompani