Home Aktualitete Alsat: Nga e mërkura pritet lehtësimi i masave, kafiteritë dhe restorantet fillojnë me punë

Alsat: Nga e mërkura pritet lehtësimi i masave, kafiteritë dhe restorantet fillojnë me punë

by NESHESH
0 comment

Sipas burimeve të Alsat nga qeveria, kafiteritë dhe objektet tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë me punë, në terrasa dhe hapësira të tjera jashtë objektit. Fillimisht planifikohet që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në ora 20:00 ose 21:00. Mësojmë se pasnesër do të shqyrtohet nëse ora policore do të filloj në ora 21:00 apo 22:00.

Të martën këto masa do të votohen në Qeveri me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pas parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht nga qeveria për Alsat planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe Bajramit, por për këtë do të vendoset në mënyrë plotësuese.

Related Articles

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy