Home KREJT NË SHESH Anwar po i futet muzikës dhe për këtë më krenare është Dua Lipa – Alsat

Anwar po i futet muzikës dhe për këtë më krenare është Dua Lipa – Alsat

by NESHESH
0 comment

 

Këngëtarja Dua Lipa dhe partneri i saj, Anwar Hadid, po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të bukur të dashurisë. Ata kalojnë thuajse të gjithë kohën së bashku dhe mbështesin në maksimum njëri-tjetrin. Anwar është gjithmonë aty për Duan, duke qenë partneri perfekt të cilin të gjitha vajzat e kanë zili.

– Advertisements –

Tashmë, është radha e këngëtares shqiptare ta mbështesë partnerin në projektin e tij të parë. Anwar i është futur muzikës dhe ka publikuar këngën e tij të parë, të titulluar “Off at night”.Dyshja ka festuar këtë ditë speciale, ndërsa Dua ka ndarë në Instagram disa foto me partnerin, ku tregon se është super krenare për të.

“Krenare për ty dashuria ime”- ka shkruar ajo.

Përsa i përket Duas, sukseset për të s’kanë të ndalur.  Dua ka hyrë në histori dhe është bërë femra e parë me albumin më të dëgjuar në Spotify për vitin 2021.

“E pa vërtetë! Faleminderit njerëz kjo është diçka e çmendur dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Related Articles

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy