Arrestohen tre persona për djegien e makinës së inspektorit të policisë – Alsat

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia nga rajoni i Berovës ka privuar nga liria tre persona që dyshohet se janë përfshirë në djegien e makinës, pronë e një inspektori të policisë në Berovë, transmeton Alsat.

“Janë privuar nga liria O.D.,B.K., dhe S.P., të gjithë nga Berova, në lidhje me djegien e makinë së tipit “Passat”, pronësi e G.P. nga Berova në rrugën “Mlladenski Kej”, e që ishte raportuar me datë 12.02.2021, rreth orës 02:00″, njoftojnë nga MPB.

Policia me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

“Është realizuar bisedë me ta, gjatë së cilës personat kanë pranuar se veprën penale e ka kryer S.P. nga Berova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB shton se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi penale për shkelje të nenit 292 nga Kodi Penal.

The post Arrestohen tre persona për djegien e makinës së inspektorit të policisë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button