Arsovska: Masa e re për të ndihmuar rrogat është anti-sociale – Alsat

Danella Arsovska, nga Lidhja e odave ekonomike në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat-M, paralajmërimet e zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi se ndihma për rrogat nga pakoja e pestë e masave ekonomike mbetet e pakthyeshme vetëm për kompanitë që në fund të vitit do të paraqesin rezultate financiare pozitive, fillimisht e vlerëson si antisociale, duke arsyetuar se masat miratohen për t’i ndihmuar kompanitë që nuk kanë mundësi të realizojnë fitime.

“Thjeshtë, ajo që mua më frikëson është se ne në këtë moment ndihmën financiare e shohim si një lloj ndihme për ata që gjenden në gjendje të vështirë, sidomos në sektorët që për shkak të krizës me pandeminë, edhe po të duan nuk kanë mundësi të realizojnë rezultate pozitive, kjo masë paksa është antisociale”, tha Arsovska.

 

The post Arsovska: Masa e re për të ndihmuar rrogat është anti-sociale appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button