Autoritetet braziliane: Varianti i koronavirusit nga Amazoni, tri herë më ngjitës – Alsat

Varianti i ri i koronavirusit në Amazoninë e Brazilit është tri herë më ngjitës, pohoi ministri brazilian i Shëndetësisë, Eduardo Paziello. Paziello, duke iu drejtuar Senatit të Brazilit, tha se vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit janë efektive kundër këtij mutacioni të koronavirusit, raportoi Al Jazeera.

Ai po ashtu theksoi se analizat treguan se varianti i sapozbuluar, i quajtur “mutacioni i Amazonit”, është tri herë më ngjitës. Paziello shtoi se gjysma e popullsisë braziliane do të vaksinohet kundër COVID-19 deri në qershor.

Në Brazil gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.452 raste të vdekjes të shkaktuara nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 235.397. Po ashtu janë regjistruar 53.993 infeksione të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka arritur në 9,7 milionë.

The post Autoritetet braziliane: Varianti i koronavirusit nga Amazoni, tri herë më ngjitës appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button