Autoritetet daneze ndalojnë 13 të dyshuar për sulme terroriste – Alsat

Autoritetet daneze njoftuan sot se 13 persona janë dërguar në paraburgim nën dyshimin për planifikimin e një ose më shumë sulmeve terroriste në Danimarkë ose Gjermani.

“Të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni të madh antiterrorizëm gjatë fundjavës dhe akuzohen për blerjen e përbërësve dhe pajisjeve për prodhimin e eksplozivëve, si edhe armëve ose të qenët bashkëpunëtorë të akteve të planifikuara terroriste”, tha Shërbimi danez i Sigurisë PET.

PET beson se sulmet e planifikuara kishin një motiv islamik.

Ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, më herët falënderoi autoritetet gjermane për bashkëpunimin me PET, duke shtuar se çështja tregoi se kërcënimi terrorist kundër Danimarkës mbetet serioz.

The post Autoritetet daneze ndalojnë 13 të dyshuar për sulme terroriste appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button