Avziu jep lajmin e madh për fillimin e ndërtimit të shkollës në Reçicë të Vogël

Kryetari i këshillit vendor në Reçicë të vogël njëherit edhe Sekretar shtetërorë në Ministrinë e shoqërisë informative dhe administratë Adem Avziu sot ka dhënë lajmin e madh për fillimin e punimeve për projektin madhor për banorët e kësaj ane pikërisht fillimin e ndërtimit të shkollës fillore ‘Naim Frashëri’ që do të shërbejë për nxënësit e këtij fshati dhe rrethinë të cilët ndërvite kanë pritur ndërtimin e objektit dhe mësimin të fillojnë aty që të mos udhëtojnë më larg për të ndjekur mësimet.

Ai mes tjerave falëenderon liderin e BDI-së Ahmet, kryetaren e komunës Arifi si dhe ministrin Ademi për mbajtjen e premtimit dhe fillimin e ndërtimit të shkollës.

“Atë që e premtojmë edhe e bëjmë. Filluan punimet për ndërtimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të vogël. Faleminderit kryetar Ali Ahmeti, faleminderit kryetare e komunës Teuta Arifi, faleminderit ministër Arbër Ademi”, ka shkruar mes tjerave Adem Avziu.

¹
Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button