Home Aktualitete Barcelona “demolon” Getafen, Mesi shënon 2 gola – Alsat

Barcelona “demolon” Getafen, Mesi shënon 2 gola – Alsat

by NESHESH
0 comment

 

Skuadra e Barcelonws ka arritur fitoren e radhës në La Liga në kuadër të xhiros së 32-të ndaj Getafes. Getafe këtë sezon po luan futboll të mirë, ku në xhiron e 31-të kishte barazuar me Real Madridin.

Messi shënoi në min (8’) për të zhbllokuar rezultatin, por pas vetëm katër minutash, në min (12’) Lenglet shënoi autogol. Por, në min (28′) pas një presioni të Lionel Messit, mbrojtësi, Çakla pasoi topin për portierin Soria, i cili kishte dalë nga porta dhe shënoi autogol. Messi shënoi golin e dytë në min (33’).

Në pjesën e dytë, pas një prekje me dorë në zonën e Barcelonës, Getafe mori një penalti, ndërsa Unal shënoi nga pika e bardhë në min (69’). Megjithatë, Barcelona arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë. Ishte Ronald Araujo i cili nga një goditje nga këndi shënoi me kokë në min (87′), ndwrsa ishte Antoan Grizman i cili shënoi nga pika e bardhë në min (92′).

Related Articles

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy