Barcelona mbyll me sukses misionin “Bilbao”, topi te Real Madridi

Barcelona ka mposhtur minimalisht Athletic Bilbaon, për t’u rikthyer në krye të renditjes tabelare, të paktën deri nesër.

Mjaftoi një gol i Ivan Rakitic për tri pikë të reja për djelmoshat e Setien, që ani pse minimalisht, ia dolën ta përfundonin me sukses këtë mision jo edhe aq të lehtë, përcjell GazetaBlic.

Me këtë fitore, katalunasit shkojnë në kuotën e 68 pikëve pas 31 javëve, me tri pikë më shumë se Real Madridi, që nesër me fillim nga ora 22:00 e pret Mallorcan që po mundohet me mish e me shpirt t’i ikë rënies nga elita e futbollit në Spanjë.

Në anën tjetër, ekipi nga “San Mames” regjistroi edhe humbjen e nëntë këtë edicion, krahas 10 fitoreve e 12 barazimeve, për të qëndruar kështu në mes të tabelës së klasifikimit.

Xhiron e ardhshme, “baskët” e presin kundërshtarin e nesërm të galaktikëve, Mallorcas, derisa Barça i shkon Celta Vigos në “Estadio de Balaídos”.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky takim, si notat e lojtarëve, deklaratat e trajnerëve dhe statistika tjera interesante që e karakterizuan ndeshjen e mbrëmjes në primera divisionin spanjoll.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button