Bashkëpunimi i shumëpritur i Taynës dhe Florit qenka gati, nuk dihet kur do ta dëgjojmë – Alsat

Sa prej jush e kanë pritur një bashkëpunim si ky? Epo, dëshira u bë realitet dhe një super projekt po vjen!

Imagjinoni ç’bëhet kur Tayna dhe Flori Mumajesi bashkojnë forcat dhe punojnë bashkë për një këngë! Një perlë po vjen! Menaxheri i vip-ave, Xhani Demika, ka treguar se projekti i tyre është gati dhe na garanton se ka për të qenë një hit! Në fakt, u bëmë tepër kuriozë të dimë nëse do të jetë një baladë dashurie apo një këngë ritmike, megjithatë e sigurt që do të na pëlqejë!

“Nuk e di, kur të dalë 24 në 24 do e dëgjoj dhe pse e kam mësuar përmendësh.”- shkruan ai krahas postimit ku na shton edhe më shumë zilinë për ta dëgjuar këngën që tani.

Ky projekt bombë s’ka ende asnjë të dhënë më tepër. Nuk dihet muaji apo data e lançimit, titulli apo nëse do të realizohet gjithashtu një videoklip.

I bëjmë thirrje Taynës dhe Florit të nxitojnë, sepse fansat kanë kohë që e presin bashkëpunimin e tyre të parë dhe jemi të gjithë sy e veshë katër për këtë projekt.

Kur po bën namin ende pa u publikuar, imagjinojeni pak vetë ç’do të ndodhë kur të lançohet! Do bëhet nami!

The post Bashkëpunimi i shumëpritur i Taynës dhe Florit qenka gati, nuk dihet kur do ta dëgjojmë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button