Bën mrekulli, si t’i zëvëndësoni kremrat e shtrejntë të fytyrës me kafe turke

Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisim lehtësisht në shtëpi me metoda alternative. Kafja është shumë e mirë për lëkurën, pasi e pastron dhe e bën më të shndritshme. Ajo është ideale për të gjitha llojet e lëkurës.

Për përgatitjen e kësaj maske nevojiten këto përbërës:

½ filxhan kafe të bluar organike

½ filxhan me pluhur kakaoje

1 filxhan qumësht

1 lugë gjelle lëng limoni (për lëkurë të thatë provoni vaj ulliri ose bajame)

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Përzieni kafen e bluar me pluhurin e kakaos në një enë. Shtoni qumështin dhe përzieni mirë derisa të formohet një pastë. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të thahet (deri në 20 minuta). Në fund lajeni fytyrën.

1. Kafja e pasuron fytyrën me antioksidues.

2. Kafja përmban kafeinë që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

3. Ajo parandalon daljen e rrudhave dhe ruan elasticitetin e lëkurës.

4. Kafja është e mirë edhe për eliminimin e celulitit

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button