Home Aktualitete Berat Babaj shpallet nënoficeri më i mirë ndërkombëtar

Berat Babaj shpallet nënoficeri më i mirë ndërkombëtar

by NESHESH
0 comment

Gara e “Luftëtarit më të mirë” e organizuar nga Komanda Regjionale e Lindjes në kampin Bondsteel, nga data 19-21 Prill 2021 ka bërë bashkë ushtarakët që shërbejnë në Kosovë.

Me gjithë sfidat dhe vështirësitë që kaluan në garë dy ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës arritën të radhitën të parët në kategorinë ndërkombëtare. Nënoficeri më i mire ndërkombëtar u shpall rreshter Berat Babaj, ndërsa çmimi i ushtarit më të mirë ndërkombëtar shkoi për ushtarin e klasit të parë Shumëzim Karaqica.

Gara e realizuar përveç që kishte një konkurrencë të lartë ishte edhe mjaft sfiduese, pjesëmarrësit i’u nënshtruan një seri testesh në fusha të ndryshme: testi fizik, kualifikimi dhe gjuajtja me armë të gjata dhe të shkurta, navigimi tokësor, trajtimi i të lënduarve në fushëbetejë, radio komunikimi, testimi me shkrim, Programi special i ushtrisë ,Testi i njohurive të përgjithshme ushtarake,

Me rezultatet e arritura në këtë garë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dëshmuan edhe njëherë përgatitjen profesionale dhe disiplinën që i karakterizon në realizimin e misionit dhe detyrave.

Related Articles

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy