Bora ka bllokuar kamionët në Qafë Thanë – Alsat

Dhjetëra kamionë që dje pasdite kanë ngecur para Strugës. Po ktheheshin nga Shqipëria fqinje përmes pikës kufitare Qafë Thanë. Ka edhe kamionë edhe të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Disa kanë ngecur gjatë rrugës për në Shqipëri. Për shkak të reshjeve të mëdha, vetë e kanë pastruar borën para kamionëve të tyre. Këtu do të mbesin edhe gjatë njëzet orëve të ardhshme.

“Në Strugë u bllokuam mbrëmë në orën 18:30, sepse nuk na lëshon policia. Situata është katastrofike. E pastrojnë, por nuk hedhin fare kripë. Tani bitumi që po e mbaj do të ngrijë, kush do ta shkarkojë dhe kush do ta paguajë dëmin. Thonë që Strazha nuk do të lirohet për 48 orë. Këtu do të jemi edhe për dy ditë, njëqind për qind. Kalojnë me ekskavator, e shtyjnë borën drejt kamionit, nuk e kanë dert. Ja edhe pastroj. Çfarë të bëjmë Blej kripë, e hedh kripën nga kamioni për të dalë”.

Ata thonë se problem shtesë është se furnizimet e tyre ushqimore po mbarojnë. Edhe një natë do ta kalojnë nëpër kamionë.

“Ushqim kemi edhe për nesër, dhe pastaj do të shohim. Edhe 12 orë, më pas pronarët do të na sjellin, ose fqinjët.”

“Kështu duket rruga që të shpie në pikën kufitare Qafë Thanë me Shqipërinë fqinjë. E tëra e mbuluar me borë dhe e vështirë për të kaluar. Situata është e ngjashme në të gjitha rrugët në të gjithë rajonin Ohër-Strugë “.

Trafiku dhe lëvizja e qytetarëve në Strugë zhvillohet vështirë edhe nëpër rrugët e qytetit. Rrugët nuk janë të pastruara tërësisht. Situata më e vështirë është me rrugët që janë nën ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”. Edhe në rrugët anësore situata është e rënduar.

“Sigurisht që gjithmonë mund të jetë më mirë. Është punë e Zotit.  Zoti e jep, Zoti e merr”.

“Mendoj se autoritetet lokale u befasuan nga bora, sepse ajo ra në sasi më të madhe nga që prisnin”.

Nëpër fshatrat e Strugës, megjithëse ka mekanizëm në terren që pastron, ka akoma nga ata që dolën vullnetarisht për të pastruar.

Situata është e ngjashme edhe në Ohër. Shumë rrugë dhe rrugica këtu janë të mbuluara plotësisht me dëborë e cila paralizon plotësisht rajonin. Përndryshe, ndalimi për automjete të rënda në rrugën Strugë – Qafë Thanë, por edhe për Kërçovë – Ohër, përmes Presekës dhe për Resnjë- Ohër përmes Bukovës u largua nga ora 13:30. Ndalimet për kalimin malor Pletvar janë akoma në fuqi, për automjetet e rënda gjegjësisht automjetet lëshohen në mënyrë alternative dhe në numër të reduktuar. Për Tetovë – Kodrën e Diellit, është në fuqi ndalimi për kamionë të rëndë dhe autobusë . Për Dibër – Strugë dhe anasjelltas, Manastir – Resnjë dhe Gostivar- Kërçovë përmes Strazhës, aksi Mavrovë – Dibër dhe vendkalimi kufitar Kriva Pallankë Deve Bair, është ende në fuqi ndalimi për automjete të rëndë transportuese.

Miki Trajkovski

The post Bora ka bllokuar kamionët në Qafë Thanë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button