“Covid 19”, sërisht aktivizohet në NBA – Alsat

NBA ka njoftuar para pak minutave se ndeshjet Dallas Maveriks-Nju Orlins Pelikans e planifikuar të zhvillohet ditën e martë dhe Çikago Bulls-Boston Seltiks e planifikuar për të mërkurën do të shtyhen për shkak të rasteve të fundit me koronavirus.

Nga ana tjetër, raportohet se drejtuesi i NBA dhe Shoqata e Lojtarëve të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBPA) do të takohen dhe të rishikojnë protokollet e shëndetit dhe sigurisë së ligës.

Ndeshja mes Boston Seltiks dhe Majami Hit nuk ishte luajtur më herët për të njëjtën arsye. Kujtojmë se në NBA, vendoset të shtyhen ndeshjet nëse skuadrat nuk arrijnë të sjellin të paktën 8 lojtarë në fushë.

The post “Covid 19”, sërisht aktivizohet në NBA appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button