Dalin pamjet, momenti kur vrasësi i shqiptares në Itali largohet me duar në xhepa – Alsat

Personi që shfaqet në video është Alfred Kipe, një shqiptar 42-vjeçar, me banim në Milano, dhe filmimi është realizuar nga një shofer, pikërisht afër vendit ku të dielën u gjet e masakruar me thikë 47-vjeçarja shqiptare, Luljeta Heshta, shkruan CNNa2.

Hetuesit italianë dyshojnë se autori i vrasjes është pikërisht Kipe, i cili bashkëjetonte prej të paktën 20 vitesh me Heshtën. Videoja, ku shfaqet 42-vjeçari që ecën me duar në xhepa, po analizohet nga ekspertët, ndërsa dëshmitarët konfirmojnë se e kishin parë Kipen në rrugë, me një qetësi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa gjatë rrëfimit në polici ai nuk e pranoi krimin.

Shkaqet e vrasjes me 5 goditje thike ende mbeten të paqarta, por hetimet janë përqendruar tek xhelozia dhe tek marrëdhënia ekonomike mes tyre, pasi dyshohet se 47-vjeçarja ishte prostitutë në Milano.

The post Dalin pamjet, momenti kur vrasësi i shqiptares në Itali largohet me duar në xhepa appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button