Dauti: Përmes platformës “shtetësia.mk”, do ta demaskojmë politikën tinëzare të BDI-së – Alsat

Ilire Dauti nga ASh-ja tha se poqëse BDI-ja por edhe Lëvizja BESA janë pro propozim ligjit për shtetësi të propozuar nga koalicioni ASH-AAA, e paketa që mund të bëjnë është që të distancohen nga sugjerimi i kryeministri që të mos miratohet një propozim ligj i këtillë, i cili sipas saj është në dobi të një numri të madh të qytetarëve të cilët ballafaqohen me problemin e shtetësisë.

“Shtrohet pyetja zoritë në cilën qeveri participojnë. Unë e di që kemi një qeveri, megjithse të brishtë dhe mezi po funksionon, megjithatë e kemi dhe këto subjekte politike janë pjesë e kësaj qeverie, prandaj gjëja më e paktë që kanë mund ta bëjnë është që të distancohen nga kryeministri. Nga ana tjetër për ta demaskuar politikën e BDI-së, politikën tinëzare të saj që po zhvillon ndaj qytetarëve në përgjithësi ne kemi hapure dhe platformën “shtetësia.mk”, ku mbi 1000 është numri i qytetarëve që kemi arritur t’i identifikojmë. Strukturat e koalicionit tonë janë edhe në teren për të bërë identifikimin e rasteve të personave që nuk kanë shtetësi”, deklaroi Ilire Dauti, deputete e ASH-së.

The post Dauti: Përmes platformës “shtetësia.mk”, do ta demaskojmë politikën tinëzare të BDI-së appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button