Demokratët me rezolutë për shkarkimin e Trump – Alsat

Demokratët e Kongresit në SHBA kanë prezantuar një rezolutë në të cilën kërkojnë shkarkimin e Donald Trump nga pozita e presidentit të SHBA-së duke e akuzuar për nxitje të kryengritjes në lidhje me trazirat në Capitol Hill.

Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Steny Hoyer, ka thënë se ata të mërkurën mund të votojnë në Dhomën e Përfaqësuesve për rezolutën e cila e fajëson Trump.

“Ne kemi një president që shumica prej nesh besojnë se mori pjesë në inkurajimin e një kryengritjeje dhe një sulmi ndaj kësaj ndërtese dhe demokracisë dhe u përpjek të prish numërimin e votave presidenciale,” u tha Hoyer gazetarëve derisa e prezantojë rezolutën.

Në Dhomën e Përfaqësuesve republikanët bllokuan kërkesën e demokratëve për të nxjerr një rezolutë, e cila është si kërkesë për Mike Pence , zëvendëspresidentin e SHBA-së, për ta aktivizuar amendamentin 25 për largimin e Trumpit nga zyra e tij.

Demokratët kanë thënë se nëse nuk votohet amandamenti 25 ata do të vazhdojnë me votimin e rezolutës për shkarkimin e Trump nën akuzat për nxitje të kryengritjes, shkruan Reuters.

The post Demokratët me rezolutë për shkarkimin e Trump appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button