Dimovski: Punëdhënësit mund të keqpërdorin pakon e pestë ekonomike – Alsat

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se kanë frikë nga abuzimet e mundshme me opsionin e pakos së pestë të masave ekonomike, që mundësojnë ndihmë drejt punëdhënësve për pagesën e pagave përmes kredive të volitshme. kreu i LSM-së, Darko Dimovski në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se punëdhënës të pandërgjegjshëm mund t’i përdorin këto mjete për qëllime tjera.

“Nuk është shkruar askund, që këto kredi janë për subvencionimin e pagave. Kjo neve si Sindikata duhet të na frikësojë, sepse punëdhënësit e pandërgjegjshëm, të cilëve iu thuhet qartë se paratë janë me qëllim të caktuar, për subvencionimin e pagave të punëtorëve të tyre – nuk na i dhanë neve, e lëre më për të subvencionuar me ndonjë kredi, me të cilën punëdhënësi nëse ka “vrima”, do të kërkojë të paguajë tatim me këto, të mbulojnë nuk e di çfarë tjetër… “, deklaroi Dimovski.

 

The post Dimovski: Punëdhënësit mund të keqpërdorin pakon e pestë ekonomike appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button