Dy fëmijë humbin jetën ne Kosove, bien në një pus

Është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i fëmijës i cili ra në një pus në Milloshevë së bashku me një tjetër fëmijë.

Trupi i pajetë i fëmijës së dytë është gjetur rreth një orë pasi trupi i pajetë i fëmijës së parë është gjetur, raporton lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar gjithashtu se rasti është cilësuar si hetim mbi vdekjen.

Ai ka dhënë detaje duke treguar se fillimisht 3 fëmijë kishin hyrë në pus, ndërsa 2 prej tyre nuk kishin arritur të dalin dhe kanë humbur jetën.

Kelani po ashtu ka treguar se fëmija i parë është nxjerrë nga një fshatar, por fatkeqësisht ndihma e parë e dhënë nga ai dhe policia e Kosovës nuk ka arritur t’ia shpëtojë jetën.

Ai gjithashtu ka treguar se fëmijët janë të moshës 9 deri në 11 vjeçar dhe të njëjtit kanë lidhje familjare ose miqësie mes veti.

“Më lejoni që në emër të policisë së Kosovës t’iu shprehim ngushëllime familjes. Në këtë rast të cilësuar si hetim mbi vdekjen, kanë humbur jetën dy fëmijë. Fillimisht dua t’iu them që Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar në informacion se në një liqe artificial që gjendet prapa nesh, 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para thuhet se 2 prej tyre kanë hyrë në liqe dhe nuk kanë mundur të dalin, më pastaj një fshatar këtu ka marrë veprime dhe njërin ka arritur ta nxjerrë nga lumi. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i jep ndihmën e parë, fatkeqësisht në këtë rast është konstatuar se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 kanë arritur të nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e nevojshme dhe ekipet emergjente të FSK-së, kanë bërë të pamundur që fëmijët t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë nga ky liqe, por dy fëmijë fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar. Informacionet e para tregojnë se kanë lidhje familjare apo miqësie mes veti por këto janë vetëm informacionet e para”, tha Kelani. /Lajmi.net/

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button