E para në botë, Turqia shëron pacientin me Covid me këtë metodë mjekësore

Mjekët turq përdorën metodën turke të terapisë me rreze (TurkishBeam) për herë të parë për trajtimin e COVID-19 te një pacient në Turqinë juglindore.

Metoda është aplikuar te një pacient mashkull 46 vjeç, tha kirurgu kardiovaskular Hikmet Selcuk Gedik në Universitetin Gazi të Ankarasë në një konferencë për shtyp, në të cilën morën pjesë Drejtori Krahinor i Shëndetësisë të Provincës Diyarbakır Cihan Tekin dhe kreu i Spitalit Kërkimor Gazi Ya?argil, mjeku Erkan Baysal.

“Ka metoda të ndryshme të përdorura për trajtimin e koronavirusit nga Ministria turke e Shëndetësisë dhe mjekët turq, por metoda që mjeku Gedik ka kryer sot është e para në botë”, tha Tekin, raporton Anadolu Agency (AA). Ai tha se është krenar të njoftonte në Diyarbakır se pacienti është shëruar.

Pacienti i parë i trajtuar me këtë metodë në Diyarbakır

Mahmut Orak, i cili e mori trajtimin, tha se ishte dërguar në spital më 18 qershor. Nderkaq, trajtimi filloi pasi rezultatet konfirmuan se ai ishte pozitiv me virusin.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button