Edhe një i vdekur dhe 98 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një vdekje nga koronavirusi i ri. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, në raportin ditor për situatën epidemiologjike në vend.

Bazuar në 685 mostra të testuara, të martën janë konfirmuar edhe 98 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

IKSHPK thotë se nga sëmundja janë shëruar edhe 37 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.291.

Që nga muaji mars kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, deri më tani, janë infektuar gjithsej 16.345 persona, prej të cilëve 14.405 janë shëruar ndërsa 649 kanë vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button