Edhe Vera, nëna e Rita Orës falënderon publikisht Dafina Zeqirin – Alsat

Gjatë kësaj kohe Dafina Zeqiri ka dhënë mesazhe të shumta për shëndetin mendor. Kjo duket se do të jetë edhe tematikë për këngën e saj, që pritet të publikohet së shpejti, sepse çdo postim e ka shoqëruar me hashtagun Duro. Edhe sot ajo ka publikuar një mesazh shumë doemthënës, që është pëlqyer edhe nga nëna e Rita Orës, Vera, që punon si psikologe.

“Ndonjëherë frika na ndalon të jemi të hapur në lidhje me vështirësitë tona për shëndetin mendor. Ne mund t’i thyejmë këto barriera dhe të flasim më hapur përderisa dimë më shumë për problemet me shëndetin mendor dhe sa të zakonshme janë”, shkruan Dafina.

Këtë postim e ka ndarë në Instastory edhe Vera, që e ka falenderuar publikisht Dafinën për fjalët.

“Pooo faleminderit Dafina”, ka shkruar Vera.

Dafina duket se ka një raport shumë të mirë jo vetëm me Ritën, por edhe me familjarët e saj. Ora nuk ngurroi që para disa ditësh t’i linte një koment Dafina Zeqirit në një postim në Instagram, ku artistja vinte në pah format perfekte trupore. Për këtë fakt Rita e komplimentoi publikisht dhe  ky koment mori vëmendjen e të gjithëve.

“Uauuuu, je kaq tërheqëse. Çfarë trupi trupi turpi trupi”, shkroi këngëtarja.

The post Edhe Vera, nëna e Rita Orës falënderon publikisht Dafina Zeqirin appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button