Ekip nga personeli mjekësorë ushtarak do të trajnohet në Norvegji, për të vazhduar misionin në Afganistan – Alsat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe me pjesëtarë të personelit mjekësorë ushtarak në vend. Filipçe njoftoi se një ekip i personeli mjekësorë ushtarak do të trajnohet në Norvegji, pas çka së bashku me kolegët norvegjezë do të shërbejnë në misionin e NATO-s në Afganistan “Mbështetja e Vendosur”, transmeton Alsat.

“Ky projekt është i rëndësishëm për të gjithë vendin sepse anëtarësimi në NATO nënkupton gjithashtu zhvillimin e ekipeve mjekësore për ndërhyrje të shpejtë. Nga pjesëmarrja e ekipit tonë mjekësor në mision do të përfitojë i gjithë sistemi shëndetësor publik, sepse ata do të zbatojnë njohuritë e fituara, por gjithashtu do t’ua transferojnë atyre specializantëve dhe studentëve në vend”, pohoi mes tjerash ministri Filipçe.

The post Ekip nga personeli mjekësorë ushtarak do të trajnohet në Norvegji, për të vazhduar misionin në Afganistan appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button