EMA: AstraZeneca do të aplikojë për autorizim të vaksinës COVID-19 në BE – Alsat

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka bërë të ditur se kompania farmaceutike AstraZeneca pritet të aplikojë për autorizimin e kushtëzuar të shitjes së vaksinës së saj të koronavirusit.

“Pasi të marrë më shumë të dhëna nga kompania, EMA pret që javën e ardhshme AstraZeneca të paraqesë një aplikim të kushtëzuar të shitjes për vaksinën e saj COVID-19”, njoftoi EMA në Twitter.

EMA po ashtu tha se rezultati i mundshëm mund të jetë fundi i janarit, “në varësi të progresit të të dhënave dhe vlerësimit”.

Bashkimi Evropian (BE) më 21 dhjetor autorizoi përdorimin e vaksinave COVID-19 nga kompanitë BioNTech/Pfizer, ndërsa të mërkurën nga kompania Moderna.

The post EMA: AstraZeneca do të aplikojë për autorizim të vaksinës COVID-19 në BE appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button