Emërimi i Besa Ademit në Supreme, Nikollovski: Gjyqësori po partizohet! – Alsat

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat ka komentuar emërimin e sotëm të Besa Ademit për kryetare në Gjykatën Supreme. Nikollovski tha se emërimi i Ademit tregon partizimin e gjyqësorit.

“Edhe më tepër po partizohet gjyqësori në Maqedoni. Është sekret publik në qarqet politike që ka marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së se cili gjyq kujt t`i takojë. Gjykata Supreme dihej qysh vitin e kaluar që i përket BDI-së, dhe për këtë Maqedonia është në vendin e 111 për percepcion në korrupsion. A jeni i sigurt që Besa Ademi është e afërt me BDI-në? -Absolutisht”, pohoi Nikollovski.

The post Emërimi i Besa Ademit në Supreme, Nikollovski: Gjyqësori po partizohet! appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button