Femra që e krijoi Univerzitetin e parë në botë

Atë që e njohim ne si Universiteti më i vjetër në botë, ai të Bolonjës, në fakt është krijuar shumë më pas Univerzitetit të Marokut, “Univerziteti al-Qarawiyyin” që Fatima i dha emrin e qytetit të saj të lindjes, në Tunis. Univerzstet ky që ekziston ende dhe e mban veten mirë!

Fatima vinte nga një familje e pasur dhe fisnike, dhe bashkë me të motrën ishin të dalluara në mësime. Familja e tyre u shpërngul në Marok dhe pas vdekjes së të atit, Fatima vendosi që trashëgiminë e tij ta shpenzojë në shërbim të vendit ku jetonte, ku edhe kishte vërejtur mungesën e theksuar të një institucioni të studimeve të larta, megjithëse qyteti Fez i asaj kohe ishte një metropol kozmopolit plotë jetë.

Në fakt, medresetë e studimeve religjioze në atë kohë nuk ishte se mungonin nëpër të gjitha zonat e banuara nga muslimanët, por gjenialiteti i Fatimas ishte se ajo përmes godinës së madhe që e ngriti, strukturoi edhe studime të përgjithshme në lëmi të tjera të rëndësishme si Gramatika, Matematika, Muzika, Medicina, Astronomia.

Ajo poashtu e pa të udhës që studiuesit e dalë nga ky Universitet të pranonin dilpomën që e vinte në pah kësisoj dedikimin e dhënë. Aty bashkë me klasat gjeje edhe bibliotekat e para universitare të kategorizuara sipas studimeve, hapësira për lutje, qendër rekreacioni. Për një kohë shumë të shkrurtër, kjo qendër e diturisë u bë më e kërkuara në botë dhe mendjet më të ndritura të kohës kërkonin mësimet e këtij vendi.