FFM shtyn ndeshjet e Ligës së Parë – Alsat

Për shkak të të reshrave të dëborës dhe motit të lig, që kaploi pjesën më të madhe të Maqedonisë, Komisioni i garave pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, vendosi që të anulojë 5 ndeshjet e javës së 19-të. Të njëjta do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme.

 

Pesë përballjet e javës së 19: Sileksi – Shkëndija, Boreci-Fc Shkupi, Vardari-Pelisteri, Renova – Bellasica dhe Struga Trim Lum – Makedonija Gjorçe Petrov, do të zhvillohen më 21 shkurt, në orën 14.00. DItë më parë, skuadra e Rabotniçkit, në transfertë dhe me rezultat minimal 1-0, mundi skuadrën e Akademia Pandevit.

The post FFM shtyn ndeshjet e Ligës së Parë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button