Fifi viziton Fjollën gjatë arrestit shtëpiak në Kukës: Në të mirë e në të keq, unë jam aty për ty

Fifi po i qëndron pranë Fjolla Morinës.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po qëndron në arrest shtëpiak në Kukës.

Asaj i është gjetur një banesë ku po qëndron deri në një vendim të dytë që do të japë gjykata, pas dënimit që i shqiptoi për gjetjen e armëve që iu bë gjatë një kontrolli rutinor në pikën kufitare në Morinë.

Këngëtaren atje ka shkuar për ta vizituar mikja e saj këngëtare, Filloreta Raçi-Fifi, e cila i ka ndarë më pas disa foto në llogarinë e saj në Instagram.

“Ajo ka nevojë për beben e saj. Çfarëdo që ndodhë, kudo që jeta na përplas. Në të mirë e në të keq, unë jam aty për ty”, ka shkruar ndër të tjera Fifi.

LEXO EDHE:

Back to top button