fbpx
Home SHENDETI Filipçe: Jemi në mes të valës së re të virusit, vaksinimi masiv do të fillojë në prill

Filipçe: Jemi në mes të valës së re të virusit, vaksinimi masiv do të fillojë në prill

by NESHESH
0 comment

Jemi në mes të valës së re të virusit, në pajtim me kohëzgjatjen e valëve prej rreth tetë javëve, kjo diku është java e gjashtë. Në të vërtetë është i madh presioni në spitale, ne këtë e menaxhojmë me punë intensive dhe koordinim të të gjithë drejtorëve në institucionet shëndetësore publike që akomodohen pacientë. Nuk do të lejojmë të mos ketë shtretër të lirë, po ndërmerren klinika të cilat deri tani nuk janë angazhuar dhe ato janë pajisur dhe ka kuadër, deklaroi ministri Venko Filipçe.

Në deklaratën për TV Telma, Filipçe tha se imunizimi masiv planifikohet në prill dhe do të fillojë me sasinë kryesore prej 200.000 dozave që do të mbërrijnë nga Kina dhe nga sasia më e madhe nga gjithsej 200.000 nga Rusia.

Nga përfaqësues të kompanisë edhe nga ambasada ruse dje, tha, është marrë konfirmim se do të mbërrijë sasia e dytë e vaksinës “Sputnik V” dhe priten informacione dhe për sasitë e tjera nga vaksina ruse. Në fazë përfundimtare është edhe marrëveshja, ndërsa ka të bëjë rreth transportit, për vaksinat kineze të “Sinofram”, ndërsa sipas informacioneve të fundit të javës së kaluar, korniza kohore për ardhjen e vaksinave të “AstraZenekës” nga mekanizmi Kovaks është për dy deri në tre javë.

“Planifikojmë që vaksinimi masiv të fillojë në prill, edhe pse kjo u zvarrit disa javë dhe të gjitha vendet janë përballur me sfidën e njëjtë – prodhim të pamjaftueshëm që të kënaqen nevojat. Përveç sistemit që e planifikojmë – vaksinimi të zbatohet përmes shtëpive të shëndetit, planifikojmë edhe një objekt, me siguri sallën “Boris Trajkovski”, ku ka më shumë pika në një vend do të zbatohet një pjesë e vaksinimit masiv”, deklaroi Filipçe.

You may also like