Filipçe: Vaksina “pasaportë” e vetme gjatë pandemisë – Alsat

Vaksinimi kundër virusit korona mund të jetë “vizë” në pasaportën e çdo qytetari që planifikon në të ardhmen të udhëtojë jashtë vendit. Përderisa jemi në pritje të dozave të para të vaksinës anti kovid, e cila nuk do të jetë e obligueshme, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se të gjitha shtetet mund të unifikojnë kërkesën për të ashtuquajturën vërtetim shëndetësor për udhëtimet gjatë pandemisë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se prioriteti bëhet në bazë të rrezikshmërisë së lartë, por me vaksinimin e mantel bardhëve do të rritet edhe bindja te qytetarët që vaksina është rrugëdalja e vetme nga pandemia.

Tani që të gjithë shohim çfarë do të thotë të ballafaqohemi me një sëmundje që nuk kishte vaksinë, është argumenti më i fuqishëm se vaksinimi është i pashmangshëm. Me siguri që vendet do të bashkohen edhe në kërkesën eventuale si vërtetim për vaksinimi, ka mundësi që gjatë udhëtimeve, shumë avio-kompani e kanë paralajmëruar këtë. Kështu që para nesh është një proces që do të siguroj të kemi shëndet të mirë duke e mbrojtur atë, por do të jemi të sigurt edhe gjatë udhëtimeve nga një vend në vendin tjetër. Ky do të jetë një proces që më të vërtetë të gjithë duhet ta respektojmë, procesin e imunizimit- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Mbi 60% e punonjësve shëndetësorë janë shprehur të gatshëm të vaksinohen, por në kontingjentin e parë që pritet të vijë në muajin shkurt, do të ketë vetëm 5850 doza. Autoritetet thanë se përparësi do të kenë doktorët, infermieret dhe ata që janë nëpër kovid qendra dhe repartet infektive, ku kurohen pacientët me koronavirus. Përderisa dozat e para të vaksinave janë në numër të ulët, opozita me doza të larta akuzash për Qeverinë. Nga Alternativa konsiderojnë se është papërgjegjshmëri e pushtetit të mbulohet me vaksina vetëm 2% e popullsisë.

 AlternAtivA

“Pas informacioneve se qeveria ka siguruar vaksina për rreth 3000 qytetarë, të cilat do të vijnë në mars dhe të tjerat nuk dihet kur, lirisht mund të konstatojmë se kjo qeveri vetëm për interesa të popullit nuk punon. Kjo sasi vaksinash mbase është planifikuar për partinë e Zaevit dhe filialet e tij. Heqja qafe e kësaj qeverie, nëse jo për tjetër gjë, së paku për këtë arsye, tashmë është bërë detyrim”

Autoritetet shëndetësore njoftuan se më pak se 6 mijë dozat e para do të arrijnë gjatë muajit shkurt, por deri më tani asgjë nga donacionet greko-bullgare. 800 mijë dozat e siguruara deri më tani, do të arrijnë në mënyrë sistematike gjatë gjithë vitit 2021. Dje Kryeministri Zoran Zaev tha se gjatë janarit mund të vijnë vaksina vetëm nëse BE-ja solidarizohet me Ballkanin Perëndimor. Kërkesa e vendeve të rajonit mbetet që vetëm 5% e dozave që kanë shtetet anëtare të BE-së të dërgohen tek ne në kontingjentin e parë, në mënyrë që përmes sistemit Kovax dhe mënyrave tjera, vaksinimi të rrjedhë në vazhdimësi deri në imunizimin e popullsisë.

 

Adnan Qaili


LEXO EDHE:

Back to top button