Franca nuk parashikon asnjë lockdown për momentin – Alsat

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal deklaroi sot për radio ”Europa 1” se ekzekutivi nuk mendon për momentin të imponojë një bllokim të ri për francezët.

”Por, padyshim, ne po e ndjekim situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Pavarësisht nga frika e një rikthimi në shifrat e epidemisë Coronavirus këtë javë, qeveria beson se “në situatën aktuale nuk pritet bllokim”.

“Le të shohim se çfarë po ndodh rreth nesh ku shumë vende u është dashur të mbyllen dhe ku qarkullimi i virusit është 2 ose 3 herë më i shpejtë”, shtoi ai.

”Dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të marrim vendimet e nevojshme nëse do të nevojiten”, tha Attal.

The post Franca nuk parashikon asnjë lockdown për momentin appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button