Franca zgjeron shtetrrethimin – Alsat

Përballë kërcënimit të varianteve më ngjitëse të COVID-19, qeveria franceze vendosi ta shtrijë shtetrrethimin në tetë departamente të reja.

Ndërsa udhëtonte për në Tarbes, në jugperëndim të Francës, Kryeministri Jean Castex njoftoi avancimin e Shtetrrethimit do të zgjerohet nga ora 18:00 dhe do të shtrihet në tetë departamente të reja”, tha kryeministri francez, Jean Castex.

“Këto janë masa të vështira, por të domosdoshme përballë një epidemie, që nuk po dobësohet dhe po forcohet në zona të caktuara të territorit”, shtoi ai.

Këto departamente u bashkohen 15 të tjerave, kryesisht në Francën lindore, që tashmë i janë nënshtruar kësaj mase prej një jave, ndërsa pjesa tjetër e territorit vazhdon me një shtetrrethim nga ora 20:00.

The post Franca zgjeron shtetrrethimin appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button