Funksionarë aktual, nën llupën e Policisë Financiare – Alsat

Historikisht, renditja më e keqe e Maqedonisë sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të “Transparency International” është për shkak të faktit se autoritetet hetuese nuk “mbulojnë” aktivitetet e paligjshme. Ky është qëndrimi i drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, i cili në një intervistë për Radion Evropën e Lirë tha se megjithëse pandemia ka ngadalësuar aktivitetet e tyre, paligjshmëritë edhe më tej hetohen.

“Të gjitha aktivitetet e paligjshme që kanë ndodhur më parë, tani i bëjmë publike, se ka ndodhur kjo dhe kjo, se për momentin po ndodhin këto gjëra. Në këtë pjesë mendoj se këto të dhëna janë më të besueshmet, të cilat i kanë marrë, për të thënë që me të vërtetë kemi pasur korrupsion të madh në të kaluarën, por edhe tani, sepse ne si institucion i kemi ndjekur edhe zyrtarët e pushtetit aktual që dyshohen për parregullsi në besimin e dhënë nga qytetarët dhe Qeveria”, pohoi Arafat Muaremi – Drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare.

Muaremi kërkon mbështetjen e Qeverisë në të holla dhe hapësira për përmbushjen e disa standardeve të sigurisë. Thekson se edhe krahas kapaciteteve të kufizuara, për momentin Drejtoria merret me katër raste të mëdha.

Apo kontrollohet puna e disa prej zyrtarëve aktual? Po. Sa? S’mund ta them”, tha Arafat Muaremi, drejtor i Drejtorisë së policisë financiare.

Maqedonia e ndan pozitën e 111-të për Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2020 të “Transparencë Internacional” me Bosnjën, Mongolinë dhe Panamanë. Kjo është renditja më e dobët e vendit që kur është vendosur në listë. Ndryshe, raporti ka shkaktuar bujë në opinion. Opozita kërkon përgjegjësi nga e tërë qeveria kurse kjo e fundit fillimisht mbrohej se bëhet fjalë vetëm për perceptim, që më pas të shtojnë se së bashku me “Transparencë Internacional” do të punojnë në përmirësimin e fushave të ndjeshme në korrupsioni.

 

ALSAT

The post Funksionarë aktual, nën llupën e Policisë Financiare appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button