Gastronomia kërkon të jetë në listën prioritare për vaksinim kundër Covid-19 – Alsat

Punëtorët e gastronomisë dhe hotelierisë në vend nuk janë në listën prioritare për vaksinimin kundër Covid. Përkundër kërkesës zyrtare që Asociacioni i hoteleve ua dërgoi autoriteteve të martën, sipas përgjigjes që Alsat e mori nga Ministria e shëndetësisë, mund të shihet se ata nuk janë në listë.

Ministria e shëndetësisë:

“Strategjia nënkupton përparësi në mbrojtjen e shëndetit të gjithë popullsisë, e me këtë edhe mbrojtjen e grupeve esenciale të qytetarëve. Nëse në të ardhmen plani nacional për imunizimin e popullsisë pëson ndryshime, opinioni do të informohet në kohë”.

Hotelierët thonë se nëse punonjësit e tyre nuk kanë prioritet kurse numri i tyre është prej 15,000 deri 20,000, atëherë të huajt nuk do ta shohin Maqedoninë këtë verë si destinacion të sigurt për pushime.

“… Pa vaksinë do të na neglizhojnë krahasuar me vendet e tjera fqinje që kanë kryer tashmë një pjesë të vaksinimit…”, theksoi Stojan Bërçeski, menaxher hoteli.

“Në këtë situatë, partnerët tanë nuk janë të sigurt se si do të shkojnë prenotimet dhe interesi për rajonin tonë…”, pohoi Lupço Cvetanoski, menaxher hoteli.

“… Vizitori nuk do të ndiejë siguri kur duhet të udhëtojë, nëse vendos të udhëtojë për në Maqedoni”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Sezoni në liqenin e Ohrit tradicionalisht nis në fillim të majit me ardhjen e grupeve të para të organizuara nga Holanda dhe Belgjika. Por tani për tani, të gjitha prenotimet janë në gatishmëri dhe do të aktivizohen në varësi të rrjedhës së pandemisë dhe vaksinimit.

Miki Trajkovski

The post Gastronomia kërkon të jetë në listën prioritare për vaksinim kundër Covid-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button