Gatuso: Më vjen keq që e largova Rahmanin – Alsat

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuso ka folur lidhur me situatën e mbrojtësit Amir Rrahmani. Rrahmani për herë të parë ishte titullarë në formacionin e “napolitanëve”, por bëri një gabim trashanik që shkaktoi që Udinese të barazoi shifrat. Dhe pas pjesës së parë, Gatuso e zëvendësoi kosovarin, derisa pas ndeshjes tha se i vjen keq dhe premtoi se do ta këtë shansin tjetër.

“Me vjen keq për Amirin, është profesionist i mirë, por nuk ishte në formë sot dhe u dëtyrova të merrja një vendim.Do ta këtë shansin sërish. Nuk mendoj se duhet të ndaloj dhe të flasim sepse ndikon në rrjetet sociale, shumë gjëra janë duke u folur dhe ne duhet t’i injorojmë”, tha ms tjerash Gatuso.

Fatmirësisht Napoli siguroi fitoren ndaj Udineses, andaj Rrahmani ndoshta do këtë shansin në përballjen e radhës ndaj Empolit.

The post Gatuso: Më vjen keq që e largova Rahmanin appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button