Gjenden 19 trupa të djegur afër kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara – Alsat

Të paktën 19 trupa të djegur u gjetën në Meksikën veriore pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, në zonën e cila është vatër e konflikteve ndërmjet narko-karteleve, thanë autoritetet meksikane.

Policia gjeti dy automjete të djegura dhe mbetjet pranë qytetit të Camargo, njoftoi sot zyra e prokurorit lokal.

Dy trupa u gjetën në një automjet, dhe gjithsej 17 trupa në një automjet tjetër që ishte një furgon.

Sipas hetimeve preliminare, viktimat u vranë me armë zjarri, dhe më pas trupat e tyre u dogjën.

Më shumë se 34.500 vrasje u regjistruan në Meksikë vitin e kaluar dhe dhuna në këtë vend është rritur që nga viti 2006, kur lufta kundër trafikut të drogës iu dorëzua ushtrisë.

The post Gjenden 19 trupa të djegur afër kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button