Gjermania bashkëpunim me SHBA për një Plan Marshall për demokracinë – Alsat

Pasi protestuesit sulmuan Capitol Hill, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ofron një bashkëpunim të ngushtë në luftën për demokraci.

“Ne nuk duhet t’u japim hapësirë ​​armiqve të demokracisë liberale. Kjo është po aq e vërtetë për Gjermaninë dhe Europën, sa edhe për SHBA-në”, deklaroi ai.

“Ne jemi gati të punojmë ngushtë me SHBA për një Plan të përbashkët Marshall për demokracinë”, theksoi Maas.

Plani Marshall ishte një program i SHBA-së që ndihmoi kombet europiane të rindërtonin ekonomitë e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania përfitoi veçanërisht nga ky plan.

Të mërkurën, qindra protestues pro Donald Trump sulmuan Capitol Hill, një simbol i demokracisë amerikane.

Nga të shtënat u vranë pesë persona përfshirë një oficer policie.

Maas dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ishin midis atyre që thanë se Trump ishte pjesërisht përgjegjës për përshkallëzimin.

The post Gjermania bashkëpunim me SHBA për një Plan Marshall për demokracinë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button