Greqi, 1.496 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19 – Alsat

Greqia regjistroi sot 1 496 raste të reja me COVID-19, nga të cilat katwr u identifikuan në pikat e hyrjes së vendit, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, rastet e infektimeve kanë arritur në 167 549, nga të cilat 6 073 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 53 600 me raste infektimi tashmë të konfirmuara.

Në kujdesin intensive ndodhen, aktualisht, 284 individë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

EODY regjistroi, gjithashtu, edhe 17 vdekje të reja, që e çon numrin e viktimave nga koronavirusi i ri në 6 034. Mosha mesatare e të gjitha fataliteteve ishte 79 vjeç.

The post Greqi, 1.496 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button