Greqi, stuhia “Medea” sjell reshje dëbore dhe temperatura të ulëta – Alsat

Stuhia “Medea” preku sot Greqinë duke sjellë reshje dëbore dhe temperatura të ulëta që prekën kryesisht Greqinë veriore dhe qendrore.

Sipas parashikimeve të shërbimit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës, moti i keq do të përkeqësohet gradualisht dhe do të përhapet në të gjithë vendin.

Gjatë fazës së saj të parë gjatë fundjavës, “Medea” pritet të sjellë temperatura shumë të ulta në pjesët qendrore dhe veriore, reshje shiu në lartësi të ulëta dhe në zonat bregdetare dhe stuhi në det.

Deri më tani, i ftohti i ashpër ka përfshirë Greqinë veriore, me reshje dëbore në Florina, Kozani, Kastoria, Ptolemaida, Veria, Kavala, Katerini dhe Halkidiki dhe me temperatura që arritën deri në -7 gradë Celcius.

The post Greqi, stuhia “Medea” sjell reshje dëbore dhe temperatura të ulëta appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button